zoom

Politikë

Presidenti Meta bën kërkesën urgjente për qeverinë: Koha për të dëgjuar popullin

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe karburantit. Meta shkruan në “Facebook” se nuk ka dhënë asnjë ndihmë ekonomike për familjet në nevojë fermerëve dhe bizneseve të vogla dhe se nuk ka ndërmarë asnjë nismë për uljen e çmimeve abuzive të karburanteve, energjisë elektrike dhe mallrave të shportës.

Meta i bën thirrje qeverisë që të ul çmimin të karburanteve dhe të miratojë një paketë ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë.

Postimi i Metës

Greqia miraton paketën e ndihmës ekonomike 300 – 400 euro për familjet me të ardhura të ulëta. Maqedonia e Veriut përgatit paketën ekonomike 400 milion euro për zbutjen e krizës së çmimeve, me fokus uljen e çmimit për karburantet, energjinë elektrike dhe ndihmën e familjeve në nevojë.

Kosova ndan 50 milion euro subvencione në bujqësi.

Kroacia heq akcizën e naftës.

Shqipëria ZERO paketë ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë, fermerëve dhe bizneseve të vogla dhe ZERO nisma për uljen e çmimeve abuzive të karburanteve, energjisë elektrike dhe mallrave të shportës.

Qeveria të ndërhyjë urgjentisht:

Për uljen e çmimit të karburanteve;

Për miratimin e një pakete ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë.

KOHA PËR TË DËGJUAR ZËRIN E QYTETARËVE ËSHTË TANI!