zoom

Politikë

Presidenti gjerman, Steinmeier flet në Tiranë: Mbështesim Shqipërinë në rrugëtimin europian

Në Presidencë u mbajt takimi mes dy krerëve të dy shteteve, presidentit gjerman Frank Walter Steinmeier dhe presidentit Bajram Begaj.

Presidenti Steinmeier, ndër të tjera tha se Gjermania do të vazhdojë t’a mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin europian.

“Do vazhdojmë t’iu mbështesim. Përgëzimet e mia për këtë dhe unë shpresoj që shumë shpejt që Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Mendoj që suksesi në këtë drejtim do ishte në interesin tonë të përbashkët. Shqipëria do ta pasurojë BE edhe në dimensionin kulturor të saj.

Shkëmbimi i ardhshëm që do mbështet nga BE do sjellë shumë më tepër qytetarë do kenë mundësi të shijojnë mikpritjen tuaj, bukuritë natyrore. Kontribuuat që në datën 3 nëntor të nënshkruheshin 3 marrëveshje të rëndësishme mes vendeve të Ballkanit perëndimor.

Do ndryshojnë realitetin e njerëzve. Ratifikimi dhe zbatimi i marrëveshjeve do shkurtojë distancat me tregjet e BE duke e shndërruar rajonin, për ta bërë atë më konkurrues. Vitin e ardhshëm në rajon do zhvillohet samiti i procesit të Berlinit. Gjermania do vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë”.