zoom

Politikë

Presidenti Bajram Begaj dekreton ministrat e rinj të qeverisë Rama

Kreu i Shtetit Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e ministrave të qeverisë Rama që largohen dhe emërimin e emrave të rinj në zëvendësojnë në poste.

Dekretimi i ministrave të rinj u firmosën sot nga Presidenti Begaj.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj dekreton shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra, dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Edi Rama prezantoi ndryshimet në kabinetin qeveritar më 4 shtator në Asamblenë e PS.

Nga ndryshimet e bëra  u prekën 6 ministri, ndërkohë që u shkri Ministria për Standardet dhe Shërbimet.

Sakaq u shtua një tjetër ministri pa protofol, Ministria e Pushtetit Vendor, e cila do të drejtohet nga Arbian Mazniku. Shefi i qeverisë bëri me dije se posti i Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme do t’i besohet Igli Hasanit.

Ogerta Manastirliu është larguar nga Ministria e Shëndetësisë dhe është emëruar si Ministre e Arsimit dhe Sportit. Ministrja Delina Ibrahimaj është zhvendosur nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave për të marrë drejtimin e Ministrisë së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

Në Ministrinë e Finanacave dhe Ekonomisë është emëruar Ervin Meta.

Deputetes së PS Anila Debaj i është besuar posti i Ministrisë së Bujqësisë, ku do të zëvendësojë ish-ministren Frida Krifca.

Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është emëruar Albana Koçiu.