Aplikacion
Lufta në Ukrainë ka solidarizuar një botë të tërë, jo vetëm në aspektin politik, por edhe atë të sportit. Një episod emocionues është shënuar në ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Everton në Premier League. Dy lojtarët e të dyja skuadrave, me kombësi ukrainase janë përqafuar në mes të fushës, në vazhdën e zhvillimeve që po ndodhin në Ukrainë.
Futbollistet që u përqafuan ishin Oleksandër Zinchenko i Manchester Cityt dhe Vitaly Mykolenko i Everton.
Mbrojtësi i majtë i Cityt nuk ishte në gjendje t’i mbante lotët ndërsa i gjithë Goodison Park nuk i ndali ovacionet në shenjë solidariteti me Ukrainën.
Ukrainian players Zinchenko (City) and Mykolenko (Everton) before their match at Goodison ❤️ ?? pic.twitter.com/PiAxZ99snv
— Rachel Wearmouth (@REWearmouth) February 26, 2022
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë