Aplikacion
SPAK mësohet se ka mbajtur nën përgjim dhe vëzhgim Ceno Klosin dhe vartësit e tij prej muajit korrik të vitit të kaluar.
Pasuria e tij do të hetohet nga marrja e detyrës si drejtor i Tatimeve, ndërsa vartësve të tij u janë sekuestruar celularët.
Ndaj Ceno Klosit ka nisur procedimi penal për akuzat “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”.
“Mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga grupi parlamentar i subjektit politik Partia Demokratike, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.259/2023 datë 13.12.2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimi””, njoftoi prokuroria.
7 muaj pas kallëzimit të parë, opozita ka depozituar një tjetër kallëzim ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Klosi.
“Për të njëjtin fakt Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.83/2023 datë 03.07.2023, mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar gjithashtu nga subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”,” njoftoi prokuroria.
SPAK ka vendosur bashkimin e dy procedimeve në një të vetëm.
Salla bosh, jashtë protesta! Pse s’po nis takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë në Londër?