zoom

Aktualitet

Prapaskenat/ Bashkëshortja e Ilir Beqes shiti aksionet e kompanisë, sa nisi hetimi i SPAK

Teksa SPAK ka nisur hetimet për një çështje të re penale, ku po hetohet roli i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për të parë lidhjet që mund të ketë me kompaninë farmaceutike ‘Delta Pharma’ dhe disa farmaci të tjera, në skenë del dhe bashkëshortja e tij, Adriana Beqaj. Ka dyshime se Beqaj, gjatë kohës që ishte ministër, ka lidhur kontrata klienteliste me ‘Delta Pharma’ dhe këto farmaci.

Rezulton se gruaja e Beqajt ka qenë aksionere në një biznes që ishte i lidhur drejtpërdrejtë me ‘Delta Pharma’. Ardiana Beqaj rezulton se ka pasur 15% të aksioneve të ‘Albanian Food and Hospitality’, dhe më datë 3 mars të 2020-ës është larguar si aksionere nga ky biznes, ku rezultonte aksioner dhe Eduard Curraj. Kjo lëvizje rezulton të jetë kryer pikërisht në kohën kur SPAK nisi hetimet për koncesionin e sterizilimit.

Ky i fundit po ashtu ka qenë aksioner 100% i ‘Delta Phrma’.al. sh.p.k dhe në 24 shkurt 2023 Curraj ka shitur kuotat, të cilat përfaqësojnë 100% të kapitalit të regjistruar të ‘Delta Pharma’ shoqërisë ‘Delta Holding’ sh.k.p në administrim të shtetases polake Ewa Maria Kokot. Ndonëse pronësia mbi kuotën do t’i kalojë e gjitha shoqërisë ‘Delta Holding’, palët kanë rënë dakord që pas kalimit, Eduard Curraj do të vazhdojë të jetë administrator i ‘Delta Pharma’./Balkanweb