zoom

Aktualitet

Prangosja e Ilir Metës, vjen reagimi i parë nga Partia e Lirisë

Pas arrestimit të Ilir Metës, Partia e Lirisë bëri reagimin e parë publik.

Sekretari i PL, Tedi Blushi e quajti SPAK-un, që urdhëroi prangosjen e Metës, një organizatë terroriste, duke akuzuar se kanë rrëmbyer kreun e Partisë së Lirisë.

“Kjo strukturë kriminale terroriste që guxoi të rrëmbente në mes të ditës ish-presidentin, ish-kryeministrin. Nuk e di ku ndodhet Meta tani dhe kjo tregon gjendje skandaloze. Për aktin e rëndë kriminal de të marrin përgjigjen shembullore”, tha Tedi Blushi për mediat.

Meta akuzohet për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie. /Zoom.al