Aplikacion
Në foton e mëposhtme, të siguruar nga Zoom.al, duket momenti kur policët me kapuçë dhe me armë në duar i afrohen makinës së Ilir Metës, për t’i vënë prangat.
Kreu i Partisë së Lirisë u arrestua te kthesa e Kamzës, teksa po udhëtonte me makinë. Ai ishte nisur drejt selisë së Partisë së Lirisë sepse në orën 13:40 do të mbante një konferencë me gazetarët.
Ilir Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.