Aplikacion
Joe Biden, njoftoi se administrata e tij do të forcojë akoma më shumë mbrojtjen së bashku me aleatët e NATO-s.
800 trupa do të zhvendosen nga Italia në rajonin e Baltikut. Katër aeroplanë F-35 nga Gjermania do të zbresin në shtetet Baltike, derisa katër tjetër në bazat e NATO-s. 20 helikopterë Apache nga Gjermania do të dërgohen gjithashtu në shtetet Baltike, kurse 12 tjerë nga Greqia do të “zbarkojnë” në Poloni.
Biden sot njoftoi se dëshiron t’ua bëjë të qartë të gjithëve se bëhet fjalë për “lëvizje mbrojtëse”.
Shtetet e Bashkuara kanë rreth 90 mijë trupa në Evropë, por që vazhdimisht lëvizin nëpër baza të ndryshme.