zoom

Aktualitet

Porositi vrasjen e Nikulajt në Shëngjin, zbulohet kush është gruaja që fundosi Edmon Haxhinë

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Sipas mediave ka qenë e dashura e porositësit, Edmond Haxhia, ajo e që ka tradhtuar dhe që ka çuar në zbulimin e ngjarjes.

Mësohet se gruaja në fjalë ka treguar në polici mbi takimet që Edmond Haxhia kishte me grupin e vrasëseve dhe bashkëpunëtorët e tjerë.

Po ashtu disa kamera sigurie kanë filmuar Edmondin, që thuhet se është organizatori dhe financuesi i këtij krimi, duke takuar me grupin që mori pjesë në vrasje.

Ardian Nikulaj u vra me armë zjarri mesditën e 19 prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin. Policia ka shpallur në kërkim 4 britanikë, një shqiptar që ka porositur dhe financuar atentatin ku u ekzekutua 51 vjeçari dhe ekzekutorin portugez.

Sipas hetimeve Harry Simson një nga bashkëpunëtorët është larguar nga Rinasi, portugezi që qëlloi mbi biznesmenin nga Kapshtica bashkë me britanikët e tjerë.

Prokuroria ka arritur në gjurmët e tyre përmes pamjeve të kamerave të sigurisë.