zoom

Slider

Policia spanjolle dhunon kombëtaren e futbollit në Madrid, arrestohet një anëtar i skuadrës

Policia spanjolle është përleshur me lojtarët e kombëtares së Perusë përpara hotelit të tyre në Madrid dhe arrestoi një anëtar të skuadrës.

Sherri ndodhi kur skuadra mbërriti në hotelin e tyre në Madrid të hënën në mbrëmje, ku rreth 300 tifozë po prisnin për t’i përshëndetur, zbuloi një zëdhënëse e policisë.

Futbollistët po tentonin të përshëndesnin tifozët që i prisnin kur nisi sherri i dhunshëm. Raportet lokale fajësuan policinë për faktin se disa nga oficerët nuk arritën t’i njihnin yjet si futbollistë profesionistë dhe i ngatërruan me mbështetësit në përplasje.

Skuadra e Perusë është në Madrid për të luajtur një miqësore kundër Marokut të martën mbrëma në stadiumin Metropolitano të Atletico Madrid.

“Tifozët u përpoqën të shkonin te lojtarët dhe policia u fut në mes tifozëve dhe lojtarëve për të shmangur një përplasje”, tha zëdhënësja e Policisë. /zoom.al/