zoom

Aktualitet

Policia jep detaje për shpërthimin e tritolit në Durrës, video nga vendngjarja

Policia e Durrësit reagoi pas shpërthimit të tritolit që u regjistrua mbrëmjen e kësaj të hëne.

Në një informacion paraprak të shpërndarë për mediat, policia konfirmon se lënda plasëse është vënë në banesën e Ilir Koçiljas.

Sipas grupit hetimor, bëhet fjalë për një sasi të vogël tritoli, që është hedhur në pjesën e jashtme të banesës së Koçiljas.

Në shtëpi nuk banon njeri dhe për pasojë, ka vetëm dëme materiale nga shpërthimi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve.

Ilir Koçilja u arrestua dy javë më parë nga policia, pasi vrau me thikë fqinjin e tij Halil Kokën (nipi i Lefter Kokës), pas një debati për vendin e parkimit.