zoom

Aktualitet

Polici i dehur në timon përplaset me autobusin/ Tentohet të fshihet ngjarja

Një punonjës policie në Korçë u arrestua këtë të mërkurë, pasi u përfshi në një aksident rrugor.

Efektivi i policisë, i identifikuar si Spartak Fejzaj, po drejtonte mjetin në gjendje të dehur kur u përplas me një autobus.

Sipas burimeve nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, ngjarja është tentuar të fshihet nga punonjës të qarkullimit rrugor dhe për këtë arsye, po kryhen hetime.