zoom

Të gjitha

“Po vjen…”/ Donaldi dhe Bora bëjnë sërish lëmsh rrjetin

Donald Veshaj prej muajsh tanimë është një nga emrat më të përfolur në media dhe portale. Shumë është spekuluar mbi jetën e tij private pasi me veprimet dhe historitë e tij ka ngjallur kuriozitetin e publikut.

Së fundmi, aktori ka nisur dhe emisionin e tij më të ri në Top Channel, ‘Më lër të flas’ së bashku me vëllain e tij Romeon. Dhe në muzikë gjithashtu, Donaldi ka qenë shumë aktiv me prodhime të reja muzikore.

Tanimë jemi mësuar me postimet e tij që ‘fshehin’ diçka prapa tyre dhe Instastory më i fundit na ka tërhequr vëmendjen. Teksa aktori shfaqet duke parë nga ballkoni diçka (që nuk shihet në foto), krahas shkruan. Ja se erdhi, po parkon  Kush po i vjen Donaldit, gjejeni vetë…

E teksa padyshim çdo gjë që bukuroshja poston tërheq vëmendjen e publikut. Një ndër to është edhe postimi i bërë në llogarinë e saj në Instagram. Teksa ka posuar brenda në makinën e saj, fotot e vendosura në karusel, krahas prezantuesja ka shkruar: Erdhi vera apo akoma? Epo, Bora po kërkon verën apo dikë tjetër ?

Pasi Bora dhe Donaldi u panë duke qëndruar së bashku në sfilatën e organizuar nga Valdrin Sahiti, një tjetër veprim këtë herë nga ana e vetë Borës duket se shton dyshimet. Bukuroshja është filmuar teksa ka qenë duke shëtitur së bashku me djalin e saj, Arborin dhe… qenin e Donaldit. Në rast se nuk e kujtoni është qeni që i erdhi gjithashtu dhe brenda shtëpisë së ‘BBV’ si surprizë aktorit./L.K

/Zoom.al