Aplikacion
Një 24-vjeçar ka përfunduar në pranga ditën e sotme, pasi transportonte kundrejt pagesës, emigrantë nga India dhe Pakistani. Policia njofton se 24-vjeçari ishte banues në Shkodër, ndërkohë emigrantët synohej të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.
“Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të transportimit kundrejt pagesës, të disa emigrantëve që synojnë të kalojnë ilegalisht kufijtë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Illegal”.
Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi E. B., 24 vjeç, banues në Shkodër. Në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit”, Rrogozhinë, 24-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar me një automjet tip “Benz”, 3 emigrantë nga India dhe Pakistani, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi”, tha policia vendore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. /ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet