zoom

Aktualitet

Po shkonin për praktikë, aksidentohet furgoni me nxënës në Bulqizë

Një furgon që transportonte nxënësit e shkollës profesionale të Bulqizës drejt minierave është aksidentuar.

Nxënësit e degës Gjeologji Miniera shkojnë çdo ditë për të kryer praktikën në galeritë e kromit. Nga informacionet e marra, 5 gjimnazistë janë dërguar në spital.

Burime nga spitali bëjnë me dije se të 5 nxënësit po marrin ndihmën mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.