zoom

Aktualitet

“Po më arrestojnë” – Argita rrëfen telefonatën me Jamarbrin: Nuk e takova dot!

Argita Berisha rrëfeu sesi e mori vesh lajmin e arrestimit të bashkëshortit të saj, Jamarbër Malltezi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Gjatë një interviste në “Top Story”, Argita tregoi se ajo po kthehej me avion nga Gjermania dhe në momentin që zbriti në pistë mori një telefonatë nga bashkëshorti, i cili i dha lajmin e arrestimit.

Më pas, gjatë intervistës, Argita Berisha shpërtheu në akuza, duke deklaruar se i gjithë procesi është i montuar politikisht nga Edi Rama dhe i pabazuar në fakte.

“Nuk arrita të takohesha. I gjithë momenti ishte gjithashtu i mirëmenduar. Unë zbrita nga avioni, fola me të, më mori dhe më tha “Po më arresojnë”. Nuk dija asgjë. Në atë moment mendova regjimi policor i Edi Ramës. Nuk kisha asnjë lloj informacioni. Është diktuar më shumë nga mllefet politike të Edi Ramës. Më vonë u skandalizova nga manipulimi i tmerrshëm i drejtësisë. Kurrë, kurrë nuk do ta kisha besuar se një jurist mund të shkruante gjëra të tilla, edhe duke e ditur shumë mirë ligjin. Ato janë ligje të thjeshta. Të parin që mora në telefon më pas ishte vëllai. Nuk doja t’i shqetësoja prindërit se nuk e dija si ishte situata. Më pas u qartësua situata”, tha Argita Berisha.