Pjesë nga diskutimi:
Bardhi: I çove lekët në kompaninë e tij dhe bëje shoping me të jashtë shtetit. Merrje pjesën tënde.
Nikolla: Zoti Bardhi ndaloni tani.
Bardhi: Kujt i flet ajo për drejtësi.
Nikolla: Ty të flet dhe gjithë të tjerëve si puna jote.
Bardhi: Ajo është e korruptuar na tregoka ajo drejtësi, një përfaqësuese e krimit të organizuar na fliska për drejtësi.
Zhupa: Zonja Balluku, si përfaqësuese e një qeveri që deri më sot nuk ka çuar asnjë dosje vetë në SPAK, që nuk ka kallëzuar asnjë nga njerëzit, dhe i zbulon vetëm kur i kap SPAK, ju duhet të kishit turp dhe duhet të kishit pranuar kërkesën e PD për të pranuar interpelancën për skandalin te Onkologjiku. Procedurë është fjala ime, si ajo e zonjës Balluku. Nga Beqaj te Manastirliu, duhet të ishin para burgut. Duhet që të merrte një raport Koçiu te KLSh. Do të duheshin përgjimet që të merrte vesh ministrja se nuk punonte aparatura apo ka abuzim?
Vokshi: Në këtë qeverisje 3 ministra, Koçiu, Manastirliu dhe Manja nuk duhet të ishin të ulur në ato karrike. Duhet të ishin shkarkuar ose dorëhequr. Të gjithë kishin dijeni mbi atë që ka ndodhur tek Onkologjiku, por kanë refuzuar të reagojnë. Dje nxituan të hidhnin baltë mbi mjekët. Ka edhe mjekë që abuzojnë por koka e korrupsionin janë këta 3 ministra. /ZOOM.AL/