zoom

Lajme

Plas te PSG, Enrique dërgon Mbappe në tribunë: Herët a vonë s’do luajë më me ne…

PSG ngeci në një barazim pa gola përballë Monaco, por më shumë se sa ky rezultat, që nuk i rrezikon aspak titulli në Ligue 1, ajo që bëri lajm ishte një moment i çuditshëm me Kylian Mbappe.

Pas pjesës së parë, në mënyrë befasuese, të gjithë tifozët u habitën teksa panë që Mbappe nuk zbriti më në fushë, me trajnerin Luis Enrique që kishte vendosur të zëvendësonte.

As Mbappe nuk e priti mirë këtë vendim të trajnerit, me sulmuesin francez që pas këtij vendimi nuk preferoi ta ndiqte pjesën e mbetur të ndjeshëm në bankinë, por shkoi dhe e ndoqi në tribunë përkrah nënës së tij, që njëkohësisht është edhe menaxherja e tij.

I pyetur në lidhje me këtë vendim të çuditshëm, Luis Enrique nuk u fsheh, por mori përsipër përgjegjësitë:

“Herët a vonë ai nuk do të luajë më me ne. Duhet të mësohemi me këtë. Po përpiqem të gjej formulën më të mirë. Bëj atë që e konsideroj më të mirën për ekipin. Është vendimi im”, u shpreh Enrique.

Ky veprimin e Luis Enriques ka bërë xhiron në rrjetet, pasi kjo është hera e dytë brenda pak kohësh që Enrique vepron në këtë mënyrë, një shenjë se mes Mbappe dhe klubit të PSG do të këtë “luftë” deri në fund të sezonit. /ZOOM.AL/