zoom

Aktualitet

Plas skandali/ Arrestime për diploma false, të përfshirë zyrtarë të lartë nga Shqipëria

Pas një hetimi të gjatë të Guarda Di Finanza në Itali, janë vënë në pranga 9 persona, mes të cilëve edhe pronari i Wisdom University, Savino Cianci, që operon në vendin tonë.

Ata akuzohen për një skemë mashtrimi me dhënien e diplomave fiktive, teksa sipas mediave italiane hetimet nisën pas një denoncimi të bërë nga një qytetar.

Konkretisht në pranga kanë rënë Maria Saveria Modaffari, 38 vjeçe, Fortunata Giada Modaffari, 33 vjeçe, Maria Attisano, 57 vjeçe, Lucia Catalano, 44 vjeçe, Savino Cianci, 60 vjeç, Leonardo Catalano, 42 vjeç, Marco Lombardi, 52 vjeç, Antonio Caporale, 33 vjeç  dhe Maria ‘Mdaraa, 36 vjeçe.

Këta persona jepnin diploma dhe çertifikata për një sërë programesh studimi, nga parashkollor në universitet.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe shtetasi Italian Leonardo Catalano, administrator i kolegjit.

Emri i zyrtarit shqiptar të korruptuar nga ky grup nuk është bërë publik, por mediat shkruajnë se bëhet fjalë për Shqiponja Telhaj, pjesë e sistemit universitar në drejtorinë e diplomave në vendin tonë. Në media thuhet gjithashtu se i përfshirë është edhe një ish- ministër i Arsimit.

Postime të lidhura