zoom

Slider

Plas keq mes Eglës dhe Gracianos: Pinguin, qenie monstruoze dhe me sy të zgurdulluar…!

Egla Ceno dhe Graciano Tagani janë përfshirë mbrëmë në një debat shumë të fortë, i cili ka përfunduar në ofendime të rënda nga ana e aktores së njohur.

Më herët gjatë ditës, Egla ka pasur edhe një përplasje me Ledjona Xheladinajn ku e ofendon.

“Nuk të dua ty nëpër shalë”, i tha Egla Ledjonës, duke e quajtur “fytyrë të salduar me spërcka majdanozi”. “Ke një super edukatë”, ia ktheu gazetarja me ironi aktores.

Teksa ndodheshin në oborr, Egla nuk ka kursyer ofendimet ndaj balerinit të njohur, duke e quajtur një qenie monstruoze dhe me sy të zgurdulluar.

Pjesë nga debati i Eglës dhe Gracianos:

Egla: Ku e ke kishën të vijmë të falemi?

Graciano: S’kam ardhur këtu as për kishë as për xhami.

Egla: Je bërë një pinguin i vogël këtu brenda, ke një maskë e cila është e pabesueshme dhe reflekton. Je i bardhë komplet, je me sy të zgurdulluar, je një qenie monstruoze.

Graciano: Për njerëz të pashpirt si puna jote, absolutisht nuk pres vlerësim ndryshe dhe kjo është e padiskutueshme.

Relaksohu se të bën mirë. Ej këta kanë shitur dinjitetin për këtë lojë! Këta nuk kanë shtyllë kurrizore realisht. Kjo është e turpshme, e sikletshme. /ZOOM.AL/