zoom

Lajme

Plas keq mes dy aktorëve në BBV, Romeo: Vuan për protagonizëm, je i dobët! Juli: Bëhu i rritur…

Romeo Veshaj dhe Julian Deda janë përfshirë në një debat të ashpër sot me njëri-tjetrin, në shtëpinë e “Big Brother VIP3”, kur mbetet më pak se një javë nga finalja e madhe.

“Ti vuan për protagonizëm”, iu drejtua Juli Romoes, duke u shprehur se nuk ka frikë t’ia thotë atij të vërtetën në fytyrë, megjithëse sipas aktorit, banori po flet budalliqe.

Juli i tha Romeos se të njëjtën gjë ia ka thënë edhe e dashura e tij, Heidi Baci, ndërsa sipas tij, aktori ka dëshirë që të ketë vëmendje sepse i frikësohet finales.

“Do të të tregoj unë se çfarë ke bërë ti për finale?”, iu kthye Romeo me tonin e ngritur: “Keni larë e shpërlarë njëri-tjetrin”.

Megjithëse Juli i kërkoi aktorit që të rritet si finalist dhe të lërë pas gjërat që kanë kaluar. “Unë jam bob, o gjigand”, tha Romeo.

Pjesë nga debati:

Juli: Ti vuan për protagonizëm. Po ta them troç.

Romeo: Unë e di çfarë mendon ti…

Juli: Po ta them troç. Unë po tregohem etik dhe ti s’do të tregohesh etik. Ti mendon se unë kam frikë të ta them.

Romeo: A e di pse flas? Që mos të lë ty të flasësh budalliqe.

Juli: Mirë, më lejo të flas budalliqe.

Egla: E ka thënë edhe Baçi, që është e dashura e jote

Juli: Të tha edhe Baci “boll bërtite Romeo”. Ti vuan për portagonizëm dhe ti mezi pret me dal.

Romeo: Prisni edhe 4 ditë ore…

Juli: Kjo përkthehet në pasiguri për rezultatin që të pret të shtunën, ta dish këtë gjë.

Romeo: A e kupton se ku kalon kali?

Juli: Më thuaj ku është? Fshihesh pas pasionit.

Romeo: A e kupton sa aktor i dobët je? Po kam frikë!

Juli: Kuadrati nuk është i joti vëlla, është i të 5 finalistëve.

Romeo: Do të të tregoj unë se çfarë ke bërë ti për finale?

Juli: Çfarë kam bërë?

Romeo: Keni larë e shpërlarë njëri-tjetrin!

Juli: Bëhu finalist i rritur dhe trego siguri, trego se je bob. Lëri ato që kanë kaluar.

Romeo: Unë jam bob, o gjigand.

Juli: Për çfarë bërtet?

Romeo: Jam pasionant, o njeri…!

Juli: Nuk je pasionant. /ZOOM.AL/