Aplikacion
Në një konferencë për mediat, kryeministri Edi Rama tha se prodhimi i energjisë është më i ulët në krahasim nga ajo që shpenzon vendi, kështu i duhet të dalë në tregun ndërkombëtar.
“Është shumë mirë ta dëgjojmë me sa më shumë vëmendje njëri tjetrin se jam i vëmendshëm të dëgjoj të gjithë që thonë kjo është krizë globale dhe këto janë çmimet në tregje. Është mirë që edhe ata që e kanë këtë shqetësim të dëgjojnë broçkullat që Shqipëria nuk preket nga kriza pasi prodhon vetë. Por këtu bëhet e pabëra. Këto duhen lënë mënjanë. Shqipëria nuk e prodhon të gjithë energjinë që i duhet. Shesim energji sepse kur ka reshje ka dy rrugë ose ta shesës ose ta derdhim”, tha Rama.
I pyetur nëse ka marrë për bazë, planin 7 pikësh të Bashës, Rama tha se nuk jemi qeveria e Sudes.
“Së pari njëherë unë do t’ju kërkoj juve të verifikoni atë që thashë dje në parlament dhe atë që thashë sot. Verifikoni çmimin e naftës në 2013, i dieselit dhe benzinës. Sa ka qenë në pikat e karburantit të RSH. Sa e kanë blerë drejtuesit e automjeteve karburantin në Shqipëri në 2013? më lirë apo më shtrenjtë se sot? Vetëm kaq, pastaj diskutojmë të tjerat. Teoria ul këtu, hiq atje. janë para që ikin dhe pastaj me çfarë do i bëjë qeveria mbrojtjet. Nëse heqim të gjitha mundësitë financiare që krijohen nga kontributet, me çfarë. Sa paguajnë qytet atje për shtetin në Francë, Gjermani, nga kontributet. Sa paguajnë sigurime shoqërore atje për të marrë një pension më të lartë. Bëni krahasimet. Në aspektin e instrumenteve të mbrojtjes ne jemi shumë të qartë se çfarë do bëjmë, kurse këto kërkesat bëje rrafsh arkën e shtetit se shihemi nesër janë atavizma të kohës së Sudes dhe Vehbiut. Nuk jemi qeveria e Sudes dhe Vehbiut, deklaroi Rama.