zoom

Aktualitet

Plagosje me thikë në Tiranë. Shkak, vendi i parkimit

Plagosje me thikë në Tiranë. Shkak, vendi i parkimit

Një konflikt i ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Tiranë ka përfunduar me plagosjen e një 55-vjeçari me mjet prerës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40, në zonën e njohur si “Nisharaku”. Dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, saktësisht për vendin e parkimit, shtetasi E. N., 48 vjeç ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., 55 vjeç.

I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e tij./ Zoom.al