Aplikacion
Shkak dyshohet se ishte ngacmimi i motrës së një prej të miturve.
Efektivët bëjnë me dije se veprimet proceduriale janë kryer në prani të prindërve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, se një 15-vjeçar kishte dëmtuar bashkëmoshatarin e tij, me mjet prerës, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan të miturin, autor të dyshuar të plagosjes”, thuhet në njoftim, pa dhënë gjeneralitetet për shkak të moshës.
Veprimet procedurale mësohet se vijojnë të kryhen në praninë e prindit, mbrojtësit ligjor dhe psikologut. Ndërkaq, 15-vjeçari i dëmtuar është jashtë rrezikut për jetën, në spital. /ZOOM.AL/