zoom

Aktualitet

Plagosja e efektivëve në Mamurras/ Të afërmit e një politikani të PS marrin ‘hak’ ndaj policëve që i shoqëruan në komisariatin e Laçit

Te afermit e një politikani të PS-së në zonën e Mamurrasit kanë qëlluar me armë ndaj një patrulle policie.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00 në qendër të Mamurrasit.

Të plagosur kanë mbetur tre persona, dy policë dhe një qytetar.

Policët e plagosur kanë Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj, ndërsa qytetari Nikoll Vorfi ka edhe ai i plagosur.

Nga të dhënat e para të bëra të ditura nga SYRI TV bëhet e ditur se ngjarja është hakmarrje ndaj shoqërimit të afërmve të politikanit të PS-së në Komisariat nga ana e policëve.