zoom

Aktualitet

Plagosja dhe grabitja e argjendarisë në Shkodër, kush është 35-vjeçari që do ekstradojë Spanja

Zbulohet edhe personi i dytë që u arrestua në Spanjë dhe që do ekstradohet nga Interpol Madridi drejt Tiranës.

Si rezultat i bashkëpunimit me partnerët spanjollë, konfirmohet finalizimi i operacionit të koduar “Capital”, për kapjen e një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I akuzuar për tentativë vjedhjeje me armë, në një argjendari në Shkodër, 35-vjeçari prej ekstradimin drejt Shqipërisë.

“Si rezultat i shkëmbimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, të informacioneve të siguruara nga strukturat e DVP Shkodër, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është finalizuar operacioni i përbashkët i koduar “Capital”, për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi. Si rezultat i operacionit, është kapur në Spanjë dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasi E. H., 35 vjeç.

Shtetasi E. H. akuzohet se në vitin 2012, në lagjen “Fahri Ramadani”, Shkodër, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë tentuar të vjedhin në një argjendari, duke përdorur armë zjarri. Gjatë tentativës për vjedhje, ka mbetur i plagosur vëllai i pronarit të argjendarisë”, tha policia.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar pas rifillimit të hetimeve nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës. Bazuar në këto hetime, në muajin shkurt 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar shtetasit E. H., masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “vjedhja me armë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. “Vijojnë procedurat për ekstradimin e shtetasit E. H., në Shqipëri”, sqaron policia. /ZOOM.AL/