zoom

Slider

Pjesa e dytë e sherrit Ilnisa-Erjola: O skizofrene, o ndyrësirë, hipokrite! Do kishe përfunduar…

Një konflikt mes Ilnisës dhe Erjolës në kuzhinë, rrezikoi të dyja vajzat, që po gatuan me vaj të nxehtë.

Erjola shkoi në kuzhinë të gatuante disa vezë, por nuk u lejua nga Ilnisa.

Ilnisa e kritikoi se po e bënte me vaj, ndërsa moderatorja i kujtoi se kuzhina nuk është pronë e saj, ndërsa Meri u kërkoi të kenë kujdes.

Por më tej, banoret kaluan në ofendime ndaj njëra-tjetrës. Erjola e quajti skizofrene, ndërsa Ilnisa e pyeti “kështu të kanë mësuar prindërit”.

Pjesë nga debati:

Erjola: Mos më shty tiganin, se mund të digjem.

Ilnisa: Ti erdhe… çfarë taskirati kam që po më bën me pika.

Erjola: Po ti avash se më shtyve tiganin me vaj të nxehtë, doje të më digjje o skizofrene.

Ilnisa: Çfarë the m’i.

Erjola: Po më shtyve tiganin.

Ilnisa: Çfarë the.

Erjola: Po ik o Ilnisa na lër rehat, atë thashë!

Ilnisa: Sheh ndonjë pasqyrë këtu, duke parë veten.

Erjola: Më lër se erdha për qetësinë time, mos më cito.

Ilnisa: Si nuk të vjen turp.

Erjola: Ik se me ty nuk rrihet, nuk hahet, nuk pihet.

Ilnisa: Kujdes se po gatuaj, shiko si më bëre.

Meri: Kujdes se keni gjëra të nxehta dhe po bëni ndonjë dëm, ju lutem qetësohuni se do të digjeni.

Erjola: Të më kishte rënë vaji mua, e shikoje ti si fluturoje, do kishe përfunduar në polici.

Ilnisa: Nuk ka kamera këtu? Që ti je hipokritja dhe mashtruesja më e madhe në këtë shtëpi, kjo nuk do mend.

Erjola: Ik, se ti edhe në bukë do sherr.

Ilnisa: Do protagonizëm.

Erjola: Protagonizëm do ti se nuk të fola.

Ilnisa: Sa turp.

Erjola: Nuk e ke marrë me tapi.

Ilnisa: Turp për ty, kështu të kanë edukuar prindërit?

Erjola: Të më përmedësh babin dhe nënën që nuk e kam, unë nuk ta lejoj. Si më provokon te prindërit, kur e di që nuk i kam. O ndyrësirë. Nuk bie në nivelin tënd. /ZOOM.AL/