Aplikacion
Në mungesë të progresit me dy kampet e refugjatëve në Gjadër të Lezhës, gazetarja Giovanna Botteri nuk e ka kursyer një vizitë në restorantin e Lucës ku varen në mure fotografitë e kryeministres së vendit fqinj, Meloni.
Gjatë transmetimit në një emisioni televiziv në Romë, gazetarja ka treguar për studion, portretet më “pikante” ndër të cilat ajo e përqafimit Rama-Meloni.
Ndërkohë që gazetarja tregonte restorantin në lidhje direkte, të ftuarit në studio pyesnin në mënyrë cinike, nëse ka ndonjë pjatë të dedikuar Melonit dhe nëse portretet e saj gjenden edhe në banjo. “Këtë kult personaliteti do e kishte zili dhe Stalini” shton moderatori.
Kamera ka fiksuar edhe një pikturë ku në vend të gjoksit kryeministres italiane i janë vënë edhe dy pjepra (meloni) në gjuhën e saj.