zoom

Aktualitet

Pikëllim për vdekjen e Zef Dedës! Edmond Halili: Nuk bën më nëna Zef!

Aktori i njohur i humorit, Edmond Halili, mik i Zef Dedës, u shpreh i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Charlie Chaplinit të Shqipërisë.

Mes lotësh, ai tregoi se kishte shkuar në shtëpinë e Zefit këtë mëngjes për të parë gjendjen e tij shëndetësore, por infermierja i dha lajmin e keq.

“Sot jam nisur në mëngjes te dera e shtëpisë. Sa shkova te dera e shtëpisë, doli një infermiere dhe e pyeta se si ishte dhe tha; më vjen keq, Zefi ndërroi jetë.

Është një dhimbje e madhe për ne, për familjen e tij dhe për humorin shqiptar. Jam takuar me të, kemi bërë show në Pallatin e Kongreseve. Pinim kafe dhe nga një gotë raki.

Me Zefin kam shumë kujtime, kemi qenë në një lagje, kemi dhënë shfaqje të mëdha. Jam me lot në sy, nuk mund të flasë më shumë (qan). Zefi ka qenë i mrekullueshëm, nuk bën nëna më Zef”, tha Balili.

Zef Deda ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.