zoom

Politikë

“Pikante” edhe pas Parlamentit, Basha flet me gazetarët, Noka i vë zhurmuesin!

Tensionet e krijuara në sallën e Parlamentit, kanë vijuar edhe pasi deputetët kanë dalë jashtë me mbylljen e sesionit parlamentar nga Lindita Nikolla.

Në një video të “BW” shfaqet deputeti demokrat Flamur Noka, i cili mban një pajisje zhurmuese, ndërsa pak metra më tutje kreu i PD-së Lulzim Basha flet për gazetarët.

Dhe duket qartë se një pjesë të “inatit” Rithemelimi e ka me kreun e PD, që e akuzojnë se ka hyrë si “delfin” i Ramës për Reformën Zgjedhore.

Pajisjet zhurmuese u përdorën edhe gjatë mbajtjes së seancës, e cila u ndërpre pas tensioneve që nuk u ndalën as në sesionin e parë të vitit 2024. /ZOOM.AL/