zoom

Aktualitet

Peticion/ Nis mbledhja e firmave, kërkohet varje për vrasësin e Mateos

Tensionet e krijuara në gjykatën e Fierit për orë të tëra nga familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, që u vra barbarisht nga fqinji i tij kanë detyruar gjykatën të japë masën e sigurisë në mungesë për Klodian Çalamanin.

Monstra që vrau 8 vjeçarin u dënua me “Arrest me burg”, por familjarët nuk janë të kënaqur. Ata kërkojnë që Çalamani të dënohet me varje, ndërsa ka nisur edhe firmosja e një peticioni.

“Le të vijnë te gjykata. Kush të jetë pro rikthimit të vendimit me varje”, tha një nga familjarët e viktimës.

Firmosjes së peticionit iu bashkuan edhe gazetarët, si dhe qytetarë të shumtë. Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se është e pamundur që në Shqipëri të rikthehet vendimi me vdekje, pasi kjo bie ndesh me praktikën e BE-së.