zoom

Lajme

Pësuan lëndime në tru gjatë ndeshjeve, vdesin dy boksierë

Pësuan lëndime në tru gjatë ndeshjeve, vdesin dy boksierë

Dy boksierë japonezë kanë vdekur pas një dëmtimi në tru që pësuan gjatë një aktiviteti në Tokio.

Hiromasa Urakawa, 28 vjeç, ndërroi jetë të shtunën pasi u mposht me nokaut në raundin e tetë të ndeshjes nga Yoji Saito më 2 gusht.

Lajmi vjen pas vdekjes së Shigetoshi Kotarit të premten nga lëndimet e pësuara gjatë një ndeshjeje të veçantë në të njëjtën garë në Sallën Korakuen të Tokios.

Të dy boksierët iu nënshtruan një ndërhyrjeje kirurgjikale për hematomë subdurale, një gjendje ku gjaku mblidhet midis kafkës dhe trurit.

Organizata Botërore e Boksit (WBO) tha se: “Mbahet zi për ndarjen nga jeta të boksierit japonez Hiromasa Urakawa, i cili vdiq tragjikisht nga lëndimet e pësuara gjatë ndeshjes së tij kundër Yoji Saito”.

Ndërsa shtoi: “Ky lajm vjen pas ndarjes nga jeta të Shigetoshi Kotarit, i cili vdiq nga lëndimet e pësuara në ndeshjen e tij në të njëjtën garë.”

U shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve, miqve dhe komunitetit japonez të boksit gjatë kësaj kohe tepër të vështirë.”