zoom

Ide & Blog

Pesë arsye pse është e dyshimtë prangosja e Metës

Nga Andi Bushati

Ende pa i ditur të gjitha faktet dhe imtësitë me anë të të cilave SPAK do të justifikojë burgosjen brutale të një ish presidenti republike, egzistojnë të gjitha elementët për t’a konsideruar atë një prangosje politike, që e zhyt edhe më thellë Prokurorinë e Posaçme në të qenit një vegël qorre e rregjimit.

Së pari duhet theksuar se njësoj si të tjerët, Ilir Meta nuk po goditet si ish pushtetar, por si një nga liderët e opozitës. Nëse “heronjtë e fëmijëve tanë” do të ishin merakosur për korrupsionin e qeverive të shkuara, ata mund ta nisnin me qeverinë Nano që u dënua me votë për hajdutëri, dhe për frymën grabitqare të së cilës, Edi Rama ka kërkuar falje publikisht në emër të socialistëve. Nëse SPAK do ishte i interesuar për të goditur pandëshkueshmërinë, do të rihapte dosje ish kryeministrash që kanë vrarë njerëz në timon dhe i kanë hedhur në kanal. Por qëllimi i vërtetë i kësaj bande mercenarësh, nuk është të hedhë dritë mbi të shkuarën, por që të sqastrojë kundërshtarët e Edi Ramës.

Së dyti, arrestimi i Ilir Metës, njësoj si ai i shefit të opoëitës, filloi të gatuhet menjëherë pas urdhërit të Ramës nga kongrsi i PS: ”merruni me ata të dy, se durimi ynë po soset”. Sot jemi të bindur se direktiva u rrealizua 100%.

Së treti, ky ultimatum i shefit’të qeverisë nuk ishte thjeshtë një frazë e gabuar e shqiptuar pa dashje. E gjitha qe në kuadër të një strategjie të përcaktuar qartë. Pothuajse një vit më parë, kjo mazhorancë ndërmori hapa ligjorë për të përjashtuar ish “spiunët”, siç e shpalli Metën dhe i ish sekretarët e PPSH nga politika. Madje këto iniciativa prezumonin të nxirrnin nga loja dy kryetarët e partive më të mëdha opozitare, duke mos i lejuar ato të konkuronin në zgjedhje nëse do kishin këta “të penalizuar” si kryetarë. Qëllimi qe që ata mos garonin përballë Ramës në 2025. Kjo strategji u braktis sepse ndoshta rezultoi më e shpejtë, efikase dhe e leverdishme propagandistikisht, që punën e pisët ta kryente SPAK. Fakti është që çunat e Dumanit realizuan një objektiv që rilindja e kishte shpallur më parë. Falë tyre as Berisha dhe as Meta nuk do jenë protagonistë në zgjedhjet e ardhshme. Duhet të jesh debil të gjesh këtu thjeshtë një përkim rastësor.

Së katërti, prangosja e Metës nuk mund të shihet jashtë sfondit të asaj që ka ndodhur kohët e fundit me opozitarët. Berishës iu përdor një truk ligjor nga SPAK, për ti kufizuar imunitetin pa leje nga parlamenti dhe më pas për ta izoluar krejtësisht, duke shmangur detyrimin për të paraqitur prova para deputetëve. Belerit i shpikën një dëshmitar të paguar nga policia, vetëm se Rama dha urdhër që nuk e donte kryebashkiak, dhe SPAK e GJKKO shbënë përmes manipulimit mandatin e dhënë nga zgjedhësit. Salianji u burgos për kallëzim të rremë që nuk e kishte kryer, vetëm se denoncoi vëllain trafikant që mbrohej nga ministri i brendëshëm. Pra bëhen pak si shumë manipulime të veçantq për të mos parë një strategji të përbashkët për të masakruar opozitën, përmes hanxharit të drejtësisë.

Së pesti, le të supozojmë se Ilir Meta ka qenë një politikan i korruptuar, ashtu sikurse ekziston edhe një perceptim i gjërë publik. Edhe si ish ktyeministër, edhe si themelues i një partie klienteliste si LSI-a e më pas si personazh i videos së Dritan Priftit, ai është larg së qëni një ëngjëll. Por nga ana tjetër në 30 vite politikë, ai nuk ka qarkulluar aq sa sa lëviz vetëm në një muaj Erion Veliaj. Përballë Lalit, Like Floriri ngjan si një xhepist autobuzi. Por kryebashkiaku që shpiku skemën spektakolare të 5D dhe që firmosi kundër ligjit për inceneratorin që nuk ekziston, vijon të jetë perzonazhi kryesor i TV të paguara me para korrupsioni, dhe do të përdorë ato që ka rrëmbyer për mandatin e katërt të Ramës, ndërkohë që ata me të cilët duhet të garojë janë të izoluar. Këto janë standartet skandaloze të çetës së Dumanit, që do luajë në zgjedhjet e ardhshme një rol shumë më pak dinjitoz sesa ai i asaj bjondinës me syze të errëta të OFL-së para fushatës së 2021-shit.