zoom

Blog

Përse drejtësia nuk mund të fillojë me Berishën

Nga Elona Caslli

Do të mjaftonte veç foto e qendrës së kryeqytetit dhe asgjë më shumë për të kuptuar se Berisha është veç alibia për të përligjur mandatin e tretë të Edi Ramës dhe për ta goditur rëndë forcën opozitare më të madhe në vend.

Pse them këtë?! Sepse nuk ka asnjë rrafsh logjik ku të mbështetet hipoteza se drejtësia fillon me Berishën e pastaj vazhdon me të tjerë.
Berisha është një burrë 77 vjeç dhe që prej tetë vitesh në opozitë.

Do kaloj unë nga ana e njerëzve që e quajnë largimin e Berishës akt drejtësie dhe do shkruaj saktësisht atë çka ata duan të lexojnë – Berisha është i korruptuar. Berisha është fatkeqësi kombëtare. Berisha duhet të shporret.” Ramë dakord. Berisha i korruptuar.

Tani zbresim në një situatë konkrete dhe të prekshme për të gjithë. Secili prej nesh ka një shtëpi. Ka dy hajdutë. Njëri ju ka vjedhur para tetë vitesh dhe tjetri ju vjedh çdo ditë.

Thërrisni policinë. Kur të gjendeni para policisë, do t’i kërkoni të kapë hajdutin që po ju vjedh në të tashmen apo atë që ju ka vjedhur në të shkuarën?!

Sigurisht që do të kërkonit fillimisht të kapej hajduti që po ju vjedh në tē tashmen e mandej ai që ju ka vjedhur para tetë vitesh ose në rastin më të mirë të arrestoheshin të dy, por kurrsesi nuk do i kërkonit policisë të kapte medoemos hajdutin e para tetë viteve dhe të pranonit hajdutin që ju vjedh çdo ditë. Nuk do bashkëjetonit kurrë me vjedhjen e përditshme të banesës suaj vetëm që të kapej hajduti i tetë viteve më parë.

Post Scriptum- Drejtësia duhet të fillonte nga qendra e kryeqytetit, atje ku Yuri Kim ha qofte, pi birra dhe bën sellfi me kryebashkiakun.