zoom

Lajme

Përplasjet për Bellingham, Dortmund merr vendimin

Përplasjet për Bellingham, Dortmund merr vendimin

Borussia Dortmund u përball me një situatë të pazakontë pas barazimit 3-3 ndaj St Pauli.

Shkak u bë Jobe Bellingham, i cili u zëvendësues pas pjesës së parë nga trajneri Niko Kovac.

Kjo nuk u prit aspak mirë nga babai i futbollistit, Mark Bellingham, i cili pas ndeshjes zbriti në dhomat e zhveshjes dhe u përplas me drejtorin sportiv, Sebastian Kehl, ndërsa kërkoi edhe takim me trajnerin.

Ai madje shpërtheu ndaj Niko Kovac, me të cilin kërkoi takim pas ndeshjes. Sipas tij, tekniku kroat ishte shkaku që ekipi nuk fitoi, ndërsa e akuzoi edhe për zëvendësimin e të birit.

Pas këtij incidenti klubi ka dalë edhe me një vendim. Prindërve të të gjithë futbollistëve u ndalohet të zbresin në dhomat e zhveshjes, për të mos u përsëritur e njëjta situatë.