Aplikacion
Një situatë e paprecedentë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në zonën e rrethrrotullimit të Rinasit, rreth 300 metra nga mbikalimi.
Një person ka shkaktuar përplasje të katër automjeteve dhe më pas ka zbritur nga mjeti duke mbajtur në dorë një hanxhar, me të cilin ka kërcënuar dhe ndjekur kalimtarë të rastit.
Situata mund të kishte marrë përmasa më të rënda, por në vendngjarje, në mënyrë të rastësishme, ndodheshin tre efektivë të Forcave të Armatosura, saktësisht të forcave speciale të Marinës.
Ata kanë ndërhyrë menjëherë duke e neutralizuar personin, i kanë hequr hanxharin dhe e kanë mbajtur nën kontroll deri në mbërritjen e Policisë.
Më pas, efektivët e policisë kanë bërë shoqërimin e tij në komisariat.
Deri në këto momente, identiteti i personit të ndaluar nuk është bërë ende publik./ Zoom.al