zoom

Stil

Përmbyset gjithçka! “Kurthi” që la gojëhapur banorët e “Big Brother”

Pas zhvillimeve të mbrëmshme në spektaklin e “Big Brother VIP Albania”, ndjekës të shumtë po aludojnë se ishte pikërisht ndërhyrja e produksionit që i dha imunitet 4 personave më të padëshirueshëm nga publiku në këtë pikë të lojës, të paktën nisur nga çfarë komentohet gjerësisht prej publikut në rrjetet sociale, si konsumatori numër një i formatit në fjalë.

Banorët hynë në dhomën e rrëfimit për të dhënë 2 emra dhe 2 arsye, ku më të nominuarit ishin Efi, Kiara, Kristi dhe Dea.

E pikërisht këta të katërt ishin dhe personat që morën imunitet, duke shkaktuar jo pak konfuzion te banorët e tjerë, ku që të gjithë do të jenë në nominim.

Procedura e nominimit nuk iu tha në fund banorëve, të cilët po pyesnin të habitur se kush mund të kishte nominuar Visin ose Jorin, të cilët duket se ruajnë raporte të mira me të gjitha kahet e shtëpisë.

Ky edicion është shoqëruar me skandale dhe akuza të shumta, ku jo të pakta janë herët në të cilat komentuesit shprehen se brenda formatit ka të favorizuar nga produksioni. Analizimet kanë qenë nga më ndryshmet, teksa vetë moderatorja Arbana Osmani ka pranuar se po, ky vit është plot me teori, që i cilësoi konspirative.

TikTok-u është kthyer në platformën më “agresive” ndaj reality show-t, ku analizohet me kujdes çdo lëvizje dhe vendim. Sytë dhe mendjet e mprehta thonë se “kurthi” në fjalë shërbeu për t’u dhënë një dorë drejt finales këtyre konkurrentëve. / Zoom.al