zoom

Aktualitet

Përkeqësohet gjendja e gazetarit Kosta Grillo! Covid-19, familja kërkon ndihmë

Përkeqësohet gjendja e gazetarit Kosta Grillo! Covid-19, familja kërkon ndihmë

Situata shëndetësore e komentatorit të njohur Kosta Grillo është rënduar edhe më shumë, pavarësisht se tashmë prej 5 ditësh ai po kurohet në Turqi për Covid-19.

Sipas asaj që mësohet nga burime pranë familjes, mjekët turq kanë sugjeruar trajtimin me qeliza staminale dhe përdorimin e një aparature speciale oksigjeni, por e gjitha kjo përkthehet në faturë financiare të rëndë.

“Familja nuk ka më asnjë mundësi të përballojë shpenzimet marramendëse të spitalit turk”, e në këto kushte kërkohet ndihma e çdokujt që mund të japë kontributin e tij për shëndetin e Grillos.

Sipas mundësisë tuaj, jepni një kontribut financiar në këtë llogari:

LEDIA GRILLO KASEM
Raiffeissen Bank
Nr. llogarisë dhe IBAN: AL74202120070000000200014318

Pas kthimit nga Qipro, për ndeshjen mes AEL Limasol e Vllaznisë, Kosta ka shfaqur simptomat e para të virusit dhe është trajtuar në një nga spitalet private në vendin tonë. Për shkak edhe të patologjive të tjera, gjendja e Grillos është përkeqësuar dhe 5 ditë më parë është nisur me charter drejt Turqisë për trajtim më të specializuar, e tani lufton për jetën…

Postime të lidhura