Aplikacion
SPAK mësohet se prej mbrëmjes së djeshme ka ndërmarrë një operacion në Elbasan dhe janë lëshuar mbi 25 urdhër-arreste.
Policia ka nisur ekzekutimin e masave të sigurisë, pasi edhe GJKKO ka miratuar shumë prej tyre me “arrest në burg” apo masa më të zbutura. Bëhet fjalë për të dyshuar me aktivitet kriminal brenda dhe jashtë vendit, në krime të rënda si vrasje, narkotrafik dhe korrupsion.
Nuk jepen detaje dhe identitetet e të dyshuarve, pasi pritet përfundimi i plotë i aksionit, ku po marrin pjesë edhe forcat FNSH apo RENEA.
Mësohet se operacioni është ndërmarrë në lidhje me zbërthimin e aplikacionit Sky ECC, që së fundmi ka shkatërruar në dy vite më shumë se 20 klane kriminale në vend dhe jo vetëm, pasi ka zbërthyer edhe kartelet shqipfolëse të narkotrafikut në Spanjë, Ital;i, Gjermani, Holandë, Francë, Belgjikë, Angli dhe më gjerë, deri në Amerikën Latine. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë