Aplikacion
Prej muajit prill, këngëtarja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.
Kjo vjen si pasojë e arrestimit të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u kap me dy armë në makinën e saj, teksa shoqërohej edhe nga bashkëshorti i saj, Fisnik Syla e një person i tretë.
Morina ishte mbajtur në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, por më pas ajo u arratis dhe policia e shpalli në kërkim ndërkombëtar.
Ajo u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet. Prokuroria kishte kërkuar vetëm 7 vjet, por Gjykata u tregua më e ashpër, kjo pasi Gjykata më herët ndryshoi edhe klasifikimin e veprës penale nga armëmbajtje pa leje në trafikim të armëve.
Gjatë kohës që ishte në arrati, Fjolla Morina bëri disa udhëtime në shtete të ndryshme me partnerin e madje kurorëzoi dashurinë e saj me martesë në ishujt Maldives.