zoom

Aktualitet

Përdhunohen dy vajza në Berat, njëra është e mitur. Policia arreston të dyshuarit

Dy të rinj kanë përfunduar në prangat e Policisë së Beratit, pasi akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me dy vajza, njëra prej të vilave e mitur.

Burime nga policia vendore bënë me dije se denoncimi u depozitua nga të dëmtuarat, 16 dhe 19-vjeçe, që pretenduan se marrëdhëniet u kryen pa dëshirën e tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat vunë në pranga shtetasit A. N., 33 vjeç dhe A. Sh., 20 vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me dy shtetase 19 dhe 16 vjeçe”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Grupi hetimor ka nisur ekzaminimet, mbledhjen e deponimeve, teksa të dyshuarit e mohuan akuzën e abuzimit, duke thënë se vajzat shkuan me dëshirë, pasi kishin njohje të mëparshme me to.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme, teksa të ndaluarit rrezikojnë shumë me akuzën e “kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë, me të mitura dhe të rritura”. /A.Q./