zoom

Aktualitet

Përdhunimi i dy motrave në Berat, Gjykata e Beratit liron dy të dyshuarit. Ja pse ndryshoi vendimi

Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka ndryshuar sot masat e sigurisë për Andon Shosharin, 20 vjeç dhe Ardit Nanon, 33 vjeç, të cilët akuzohen se kanë abuzuar me dy vajza, 16 dhe 19 vjeçe.

Asnjë prej dy djemve nuk e ka pranuar që në momentin e parë të arrestimit akuzën e përdhunimit dhe kanë deklaruar edhe sot në sallën e gjyqit se vajzat kanë gënjyer.

Pas kërkesës së Prokurores Denisa Perdja për ndryshimin e masës së sigurisë, gjyqtarja Ardiola Çela ka dhënë për dy djemtë masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Ndryshimi i masës ndodhi për shkak të mungesës së provave ndaj Shosharit dhe Nanos, pas verifikimit të kamerave të sigurisë përreth banesës së vajzave dhe ekzaminimit mjeko-ligjor.

Familjarët e djemve kanë deklaruar se tashmë drejtësia u vu në vend dhe djemtë e tyre dolën nga paraburgimi pasi kanë qenë të pafajshëm.

Edhe në daljet e mëparshme për mediat, duke kërkuar drejtësi, ata janë shprehur se gjithçka ishte një gënjeshtër dhe se vajzat ishin manipuluar për t’i denoncuar nga familja e të fejuarit të një prej adoleshenteve. /ZOOM.AL/