zoom

Lajme

Përcaktohen mes ethesh 3 biletat e fundit, Ukraina, Polonia dhe Gjeorgjia në Europian

Ukraina ia ka dalë të kualifikohet për në Europian. Ekipi i drejtuar nga Rebrov triumfoi 2-1 ndaj Islandës, në ndeshjen e mbajtur në Tarczynski Arena (Wrocław).

Islandezët surprizuan në minutëm e 30-të, duke zhbllokuar takimin me anë të Gudmundsson. Yaremchuk vendosi ekuilibrat, por goli i fundit të pjesës së parë u konsiderua Offside. Ukraina dërgoi shifrat në 1-1 me Tsygankov dhe përmbysi llogaritë në të 84-tën me Mudryk.

Uellsi dhe Polonia diskutuan në shtesë një biletë për në Europian. Polakët ia dolën të marrin një bilete, mes shumë vuajtjesh. 90 minutat e rregullta në  Cardiff City Stadium (Cardiff) u mbyllën 0-0, mes emocioneve dhe spektaklit të tifozëve në tribuna. Pas shtesave, Lewandowski me shokë u treguan më të saktë nga 11-metërshat, duke marrë kështu një kualifikim të merituar.

Edhe Gjeorgjia ka shkruar historinë, teksa është kualifikuar për në Europian për herë të parë. Gjeorgjianët eliminuan Greqinë, falë penalltive. 120 minutat e luajtura në “Boris Paichadze Dinamo Arena (Tbilisi)” përfunduan pa gola, ndërsa gjithçka u vendos pas penalltive.

Pjesa e parë ishte shumë e kujdesshme, me të dy skuadrat që kishin frikë nga pësimi i golit. Në 45 minutat e para, grekët nuk goditën asnjëherë në portën e mbrojtur nga  Giorgi Mamardashvili, ndërsa 1 gjuajtje në kuadrat numëroi ekipi i Sagnol.

As pjesa e dytë nuk prodhoi gol, me ekipet që iu drejtuan shtesës. As 30 minutat shtesë nuk sollën ndryshim rezultati, teksa fati i kualifikimit u vendos pas ekzekutimit të penalltive. /ZOOM.AL/