zoom

Lajme

Për shumë vite ka jetuar në Greqi – Meri Shehu zbulon pse u kthye në Shqipëri: Më thanë mësuesit…

Astrologia Meri Shehu zbuloi më shumë nga jeta e saj personale.

Në një intervistë te “Rudina”, Meri tregoi se për shumë vite ka jetuar në Greqinë fqinje, por më pas vendosi të rikthehej në Shqipëri.

Sipas Meri Shehut, drejt vendimit për t’u kthyer në shtëpi e shtynë mësueset e saj të astrologjisë.

“Unë, për kuriozitetin e të gjithëve, më kanë thënë mësuesit e mi të astrologjisë që duhet të kthehesha në Shqipëri. Ata morën një vendim duke parë edhe hartën time, ose natyrën time, dhe më thanë që t’i duhet të ikësh atje. Ishte një vendim i përbashkët.

Më shumë kanë qenë ata iniciatorë që unë të rikthehesha në Shqipëri, pastaj edhe dëshira sepse kur je në një vend të huaj, sado-sado, të gjithë mund të ecin, mund të bëjnë biznese, mund të bëjnë prokopi themi ne nga jugu, por si vendi yt, pozicionin që mund të arrish dhe të perfeksionohesh, si vendi yt nuk ka. Rruga ime ka qenë sa e lehtë, edhe e vështirë”, tha Meri Shehu.