Aplikacion
I ftuar në “Kurthin e Piter Panit”, Arbri u përball sërish me të njëjtën pyetje që e sqaroi një herë e mirë. Për kë bëje tifo në Big Brother?-ishte pyetja e njërit prej fëmijëve që ai u përgjigj duke thënë:
“Më është bërë disa herë kjo pyetje dhe e kam thënë, besoj se jam i sinqertë këtu. Nuk kam pasur ndonjë të preferuar…” –tha ai, por shtoi se ai që fitoi spektaklin ishte më i duruari dhe e meritoi fitoren.
I pyetur më herët nëse do të jetë sërish pjesë e “BBVIP2” në vendin e opinonistit, Hajdari ka thënë se ka shumë dëshirë por angazhimet e tij janë të shumta dhe nuk mund të ketë një përgjigje të saktë për këtë. “Bigu ishte një eksperiencë shumë e bukur për mua, kam shumë dëshirë por kam shumë angazhime të tjera. Nuk di se çfarë të them”.
Arbri u shpre se nuk e ka menduar ndonjëherë t’i futet politikës. “Nuk kam menduar për shkak se mendoj që nuk ka vend për njerëz si unë, apo që pretendoj të hyj tek ajo kategori e njerëzve, që politika shqiptare nuk ka vend për to. Nuk ka ven për shkak se sistemi i cili kanë krijuar nuk të jep një lloj hapësire që ti nëpërmjet asaj që duan njerëzit t’i përfaqësosh. Pjesë e kësaj politike nuk do të bëhem kurrë”, ka thënë ai./L.K
/Zoom.al
Salla bosh, jashtë protesta! Pse s’po nis takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë në Londër?