zoom

Politikë

“Pengu i ka marrë të gjitha karriget”/ Berisha në selinë blu, nuk gjen sallë për mbledhje

Ish-kryeministri Sali Berisha është futur me anëtarët e Komisionit e Rithemelimit të PD në selinë blu. Berisha tha për mediat se do të zhvillojnë një mbledhje.

Ish-kryeministri hasi vështirësi për të gjetur një sallë për të zhvilluar mbledhjen, më pas u akomuduan në një prej sallave. “I ka marrë të gjithë karriget në zyrën e tij se nuk i mjafton karrigia e vet”, tha Berisha.

Në seli ndodhet gjithashtu edhe Lulzim Basha, i cili është duke zhvilluar një mbledhje me përfaqësues të PD-së për Kuvendin e datës 18 Dhjetor.