zoom

Politikë

Berisha hyn në selinë e PD-së: Basha të reflektojë deri me datë 18

Mes mbështetësve të tij, Sali Berisha ka hyrë në Selinë e Partisë Demokratike.

“Për të sjellë vullnetin e shumicës shqiptare. Janë anëtarë të komisionit të përkohshëm të PD-së, të zgjedhur në Kuvendin e fundit. Kanë ardhur të vendosen në selinë e demokratëve. Dhe të diskutojnë për problemet e rëndësishme. Deputeti Basha deri me datën 18 duhet të mendojë dhe të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm të historisë së këtij kombi dhe të Evropës. Ku vullneti triumfoi, panë spektaklin e lirisë më të bukur në histori. Sot futem si anëtar i këtij komisioni. Janë të gjithë të barabartë. Është firmë e turpit që padit në prokurori”, tha Berisha.