zoom

Politikë

PD i kërkon bashkisë së Tiranës detajet e projektit për kullat mbi selinë e saj

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka dërguar kërkesë për informacion Bashkisë së Tiranës në lidhje me lajmin e publikuar nga Zoom.al, për ndërtimin e tre kullave në territorin ku sot ndodhet selia blu.

Bardhi kërkon informacion për 4 pika kryesore duke kërkuar se kur është dorëzuar projekti dhe kush kanë qenë propozuesit, cila ka qenë procedura e ndjekur, a ka pasur vendimmarrje dhe në lidhje me praktikën e plotë që disponon Bashkia e Tiranës lidhur me këtë projekt që nga momenti i dorëzimit deri në marrjen e kësaj kërkese.

Kërkesat e Gazment Bardhit

Kur është dorëzuar zyrtarisht projekti “Four Freedoms Park” pranë Bashkisë Tiranë, dhe kush kanë qenë propozuesit/financuesit e këtij projekti? A ka pasur gjatë ditëve të fundit një përpjekje nga propozuesit e projektit apo persona të tjerë për riaktivizimin e këtij projekti?

Cila ka qenë procedura e ndjekur nga Bashkia Tiranë lidhur me trajtimin e këtij projekti? A ka pasur një prezantim të këtij projekti pranë zyrave të Bashkisë Tiranë? Nëse po, kush kanë qenë pjesëmarrësit privatë dhe institucionalë gjatë këtij prezantimi? Kujt i është njoftuar ky projekt deri më tani?

3.A ka pasur një vendimmarrje lidhur me këtë projekt? Nëse po, ju lutem të na vini në dispozicion aktet përkatëse, duke na sqaruar edhe cili është statusi aktual i këtij projekti dhe nëse sipas rregullave në fuqi të planifikimit të territorit a lejohet ndërtimi në zonën e propozuar?

Ju lutem, na vini në dispozicion praktikën e plotë shkresore që disponon Bashkia Tiranë lidhur me projektin “Four Freedoms Park”, nga momenti i dorëzimit të tij deri në datën e marrjes së kësaj kërkese. /Zoom.al

Postime të lidhura