zoom

Aktualitet

PD “bllok” Bashës/ I ndryshojnë edhe karrigen në Kuvend

Partia Demokratike i ka bërë “bllok” Lulzim Bashës në nisjes së sezonit të ri politik.

Bashës i është hequr pozicioni si raporter në KiE, për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës.

Po ashtu, kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka vendosur të ndryshojë vendet e deputetëve të opozitës në Kuvend.

Lulzim Basha është zhvendosur në fund të sallës dhe në vendin kur dikur ulej ish kryetari i PD-së, dhe në vend të tij është caktuar Bledjon Nallbani.